Kroacia kërkon pasuri mbi 2,4 miliardë euro nga Mali i Zi
Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, tha se pasuritë që Kroacia kërkon nga Mali i Zi kanë vlerë mbi 2,4 miliardë euro. Sipas tij, pretendimet e Zagrebit shkojnë përtej…

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, tha se pasuritë që Kroacia kërkon nga Mali i Zi kanë vlerë mbi 2,4 miliardë euro. Sipas tij, pretendimet e Zagrebit shkojnë përtej anijes “Jadran” dhe përfshijnë anije të tjera ushtarake, nëndetëse dhe një spital ushtarak.
Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Przhno, Grliq Radman tha se Kroacia ka dokumente dhe harta që tregojnë gjendjen e pasurisë ushtarake më 31 maj 1990 dhe një vit më vonë. Ai pretendoi se një pjesë e pasurisë është zhdukur ose është transferuar dhe se këto raste janë të dokumentuara nga Zagrebi.
Ministri ngriti edhe çështjen e kthimit të pronave të konfiskuara të kroatëve në Mal të Zi. Ai tha se Kroacia do të insistojë që kjo çështje të trajtohet në kuadër të kapitullit 23 të negociatave të Malit të Zi me Bashkimin Evropian.
Ministri i Jashtëm malazez, Ervin Ibrahimoviq, tha se vendi i tij është i gatshëm të përballet me të kaluarën dhe të ndërtojë një shoqëri të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


