Krerët fetarë pas takimit me Begajn: “qytetarët të dëgjohen”
Krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë u bënë thirrje institucioneve të dëgjojnë qytetarët dhe të gjitha palëve të zgjedhin dialogun mbi konfliktin, në një deklaratë të përbashkët për protestat në…

Krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë u bënë thirrje institucioneve të dëgjojnë qytetarët dhe të gjitha palëve të zgjedhin dialogun mbi konfliktin, në një deklaratë të përbashkët për protestat në Tiranë pas takimit me presidentin Bajram Begaj.
“Apeli ynë është për të gjithë: qytetarët të dëgjohen, institucionet të përgjigjen, drejtësia të garantohet, ligji të respektohet dhe paqja të mbrohet”, thuhet në deklaratë.
Drejtuesit fetarë kërkuan që palët të vendosin të mirën e përbashkët, sigurinë e qytetarëve dhe paqen shoqërore mbi interesat e ngushta, duke zgjedhur përgjegjësinë mbi përshkallëzimin.
Veçmas, gjatë meshës në Katedralen Ngjallja në Tiranë, kryepeshkopi Joan Pelushi bëri thirrje për vendime të urta në shërbim të të gjithë vendit. Ai theksoi se Shqipëria është e të gjithëve dhe se të gjithë kanë të drejtë të marrin pjesë në ndërtimin e saj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


