Kosovë–EFTA: Tregtia e lirë hyn në fuqi më 1 tetor
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA hyn në fuqi më 1 tetor, sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Ajo synon të zgjerojë mundësitë për eksporte, investime dhe partneritete…

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA hyn në fuqi më 1 tetor, sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Ajo synon të zgjerojë mundësitë për eksporte, investime dhe partneritete me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.
Ministria ka organizuar një sesion informues me bizneset për përmbajtjen e marrëveshjes dhe mundësitë e zbatimit të saj. Ministrja Mimoza Kusari-Lila tha se fokusi është zgjerimi i pranisë së produkteve kosovare në këto tregje.
Sipas të dhënave të paraqitura, Kosova eksportoi mbi 100,4 milionë euro në vendet e EFTA-s gjatë vitit 2025 dhe importoi rreth 53 milionë euro. Pjesa dërrmuese e eksporteve, rreth 99,4 milionë euro, shkoi në Zvicër. Kusari-Lila i vlerësoi këto shifra si tregues të potencialit për zgjerim të mëtejshëm.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


