Konstituimi i institucioneve në diskutimet e Abdixhikut me ambasadorin britanik
Konstituimi i institucioneve të Kosovës ishte në qendër të diskutimeve mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ambasadorit britanik Jonathan Hargreaves, sipas njoftimit të LDK-së. Takimi u mbajt sot në…

Konstituimi i institucioneve të Kosovës ishte në qendër të diskutimeve mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ambasadorit britanik Jonathan Hargreaves, sipas njoftimit të LDK-së. Takimi u mbajt sot në selinë qendrore të partisë, ku u trajtuan edhe zhvillimet aktuale politike në vend.
Sipas këtij njoftimi, Abdixhiku e njohu ambasadorin me qëndrimet e LDK-së për zhvillimet e fundit. Ai theksoi përkushtimin e partisë ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës dhe funksionimit të institucioneve demokratike.
Kreu i LDK-së shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme britanike ndaj Kosovës dhe vlerësoi partneritetin mes dy vendeve në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


