Pa kategori

Konjufca me Mirzoyanin për afrimin mes Kosovës dhe Armenisë

Glauk Konjufca tha se me ministrin e Jashtëm të Armenisë, Ararat Mirzoyan, shqyrtuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Armenisë, gjatë takimit në Forumin e Sigurisë në Varshavë.…

Konjufca me Mirzoyanin për afrimin mes Kosovës dhe Armenisë
Dëgjo artikullin 1 min

Glauk Konjufca tha se me ministrin e Jashtëm të Armenisë, Ararat Mirzoyan, shqyrtuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Armenisë, gjatë takimit në Forumin e Sigurisë në Varshavë.

Në postimin e tij në X, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës bëri të ditur se biseduan edhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sigurinë rajonale.

“Diskutuam zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sigurinë rajonale, duke shqyrtuar mundësitë për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e angazhimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Armenisë”, tha Konjufca.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top