Pa kategori

Konjufca kërkon korrigjimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Glauk Konjufca e cilësoi aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së si padrejtësi dhe kërkoi që ajo të korrigjohet. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme…

Konjufca kërkon korrigjimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Glauk Konjufca e cilësoi aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së si padrejtësi dhe kërkoi që ajo të korrigjohet. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës e shprehu këtë qëndrim gjatë mbrëmjes së dytë vjetore gala të Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane (AARC), në Nju Jork.

“Padrejtësia shkon përtej fatit personal të të dënuarve dhe prek kauzën tonë për çlirim dhe liri”, tha Konjufca për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara. Ai kërkoi mbrojtjen e legjitimitetit të luftës çlirimtare të UÇK-së dhe të së drejtës së popullit të Kosovës për çlirim nga shtypja.

Në të njëjtin fjalim, Konjufca bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe vendosjen e interesit shtetëror e kombëtar mbi interesat partiake. Sipas tij, kohezioni kombëtar dhe funksionimi i qëndrueshëm i institucioneve janë thelbësore në periudha sfidash.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e komunitetit shqiptar në SHBA në sensibilizimin e institucioneve amerikane për Kosovën, duke e lidhur kontributin e mërgatës me lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top