Pa kategori

KFOR-i: Trupat britanike mbërrijnë në Kosovë për dislokim rutinë

Personeli, pajisjet dhe automjetet e Batalionit të Parë britanik “The Rifles” kanë mbërritur në Kosovë si pjesë e Forcës Rezervë Strategjike të KFOR-it. Sipas një zëdhënësi të misionit, dislokimi është…

KFOR-i: Trupat britanike mbërrijnë në Kosovë për dislokim rutinë
Dëgjo artikullin 1 min

Personeli, pajisjet dhe automjetet e Batalionit të Parë britanik “The Rifles” kanë mbërritur në Kosovë si pjesë e Forcës Rezervë Strategjike të KFOR-it. Sipas një zëdhënësi të misionit, dislokimi është rutinë dhe ishte planifikuar më herët.

KFOR-i njoftoi se trupat britanike do të zhvillojnë aktivitete stërvitore gjatë gjashtë javëve të ardhshme, në kuadër të kontributit të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e udhëhequr nga NATO.

Zëdhënësi sqaroi se ardhja e batalionit nuk ndryshon mandatin e KFOR-it dhe nuk është pjesë e procesit të optimizimit të pozicionimit të tij.

Sipas deklaratës, KFOR-i vijon të ketë detyrë ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Misioni theksoi se vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top