Pa kategori

KFOR: Batalioni britanik mbërrin për gjashtë javë stërvitje në Kosovë

KFOR-i njoftoi se Batalioni i Parë “The Rifles” nga Mbretëria e Bashkuar ka mbërritur në Kosovë, ku do të zhvillojë aktivitete stërvitore gjatë gjashtë javëve të ardhshme. Sipas misionit, dislokimi…

KFOR: Batalioni britanik mbërrin për gjashtë javë stërvitje në Kosovë
Dëgjo artikullin 1 min

KFOR-i njoftoi se Batalioni i Parë “The Rifles” nga Mbretëria e Bashkuar ka mbërritur në Kosovë, ku do të zhvillojë aktivitete stërvitore gjatë gjashtë javëve të ardhshme. Sipas misionit, dislokimi ishte planifikuar më herët dhe nuk ndryshon mandatin e KFOR-it.

Në Kosovë kanë arritur personeli, pajisjet dhe automjetet e batalionit. Zëdhënësi i KFOR-it sqaroi se njësia bën pjesë në Forcën Rezervë Strategjike dhe se ardhja e saj është dislokim rutinë.

KFOR-i theksoi gjithashtu se ky dislokim nuk është pjesë e procesit të nisur për përshtatjen e vendosjes së forcave të misionit, që synon t’i mundësojë atij t’u përgjigjet nevojave.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top