Kurti: Normalizimi me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen reciproke
Kryeministri Albin Kurti tha për FRANCE 24 se Kosova synon normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke, ndërsa e cilësoi ende të hershëm vlerësimin nëse…

Kryeministri Albin Kurti tha për FRANCE 24 se Kosova synon normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke, ndërsa e cilësoi ende të hershëm vlerësimin nëse zhvillimet e fundit politike atje do të hapin një kapitull të ri mes dy vendeve.
“Ne duam normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke. Nuk ka makinë kohe për t’u kthyer në shekullin e 20-të”, deklaroi ai.
Kurti theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe republikë demokratike. Sipas tij, sa më shpejt që Beogradi ta pranojë këtë, aq më mirë do të jetë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


