Kallas për Marrëveshjen e Ohrit: Zbatimi është detyrim ndaj qytetarëve
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, kërkoi përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi pas takimeve të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe…

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, kërkoi përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi pas takimeve të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq në Nju Jork. Në postimin e saj në X, ajo theksoi se normalizimi dhe avancimi drejt BE-së duhet të ecin paralelisht.
Kallas tha se marrëveshjet e dialogut janë të detyrueshme, duke veçuar Marrëveshjen e Ohrit. “Zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie të normalizuara”, shkroi ajo.
Sipas Kallas, BE-ja do të vazhdojë të jetë ndërmjetësuese e paanshme, por ky rol nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë. “Është koha për të ecur përpara”, theksoi ajo.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


