Pa kategori

“Jo në emrin tim”, sonte nata e 11-të në Prishtinë

Protesta “Jo në emrin tim” do të mbajë sonte natën e 11-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sipas programit të mbrëmjes, tubimi nis në orën 21:00 dhe përfshin fjalime nga…

“Jo në emrin tim”, sonte nata e 11-të në Prishtinë
Dëgjo artikullin 1 min

Protesta “Jo në emrin tim” do të mbajë sonte natën e 11-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sipas programit të mbrëmjes, tubimi nis në orën 21:00 dhe përfshin fjalime nga Adrian Morina, Arsim Lani dhe Fahri Fazliu i Ri.

Hapja është paraparë me Betimin e Ushtarit të UÇK-së, të cilin do ta thotë veterani Halit Zogaj. Më pas do të flasin organizatori Çlirim Haziri dhe Olsa Hyseni, nxënëse e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Programi përfshin edhe shfaqjen e videos “Rrëfimi i ushtarit”, ndërsa sopranoja Arta Jashari do të interpretojë këngën “Jam Kosova e Shqiptarisë”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top