Pa kategori

Iotova: Bullgaria do ta mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës

Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare e rajonale dhe perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka porositur presidentja bullgare Iliana Iotova në letrën drejtuar…

Iotova: Bullgaria do ta mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës
Dëgjo artikullin 1 min

Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare e rajonale dhe perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka porositur presidentja bullgare Iliana Iotova në letrën drejtuar presidentes Justina Shiroka Pula, sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës.

Letra është dërguar me rastin e marrjes së detyrës nga Shiroka Pula. Sipas Presidencës, Iotova ka shprehur gatishmërinë për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Presidentja bullgare ka vlerësuar përkushtimin e Shiroka Pulës ndaj vlerave të përbashkëta evropiane dhe vizionin e saj për të ardhmen e rajonit. Në njoftim thuhet se Iotova i konsideron këto vlera bazë të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top