Hyn në fuqi marrëveshja Kosovë–EFTA: Çfarë ndryshon për eksportuesit
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s ka hyrë në fuqi, duke u krijuar bizneseve kosovare mundësi të reja eksporti në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn.…

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s ka hyrë në fuqi, duke u krijuar bizneseve kosovare mundësi të reja eksporti në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn. Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, tha se marrëveshja parashikon liberalizim për shumë produkte industriale, ndërsa kushtet për produktet bujqësore dhe ushqimore ndryshojnë sipas kategorisë.
Sipas Mehmetit, për disa produkte bujqësore dhe ushqimore është arritur tarifë zero; për të tjera zbatohen tarifat e përcaktuara në marrëveshje. Në produktet industriale të përfshira në liberalizim ai renditi tekstilin, letrën dhe produktet e industrisë së drurit e metalit.
Me rastin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes, ministria nisi nga pika kufitare Dheu i Bardhë pakon e parë drejt tregut EFTA.
Mehmeti tha se ministria do të ofrojë informacion për bizneset lidhur me kushtet që vlejnë për secilin shtet dhe kategori produktesh, krahas angazhimit për zbatimin e marrëveshjes.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


