Hoxhaj: PDK-ja duhet të përballet brutalisht politikisht me Kurtin
Enver Hoxhaj tha se PDK-ja duhet të jetë e gatshme për përballje të ashpër politike me Albin Kurtin dhe deklaroi gatishmërinë për të garuar për kryetar, por vendimin përfundimtar do…

Enver Hoxhaj tha se PDK-ja duhet të jetë e gatshme për përballje të ashpër politike me Albin Kurtin dhe deklaroi gatishmërinë për të garuar për kryetar, por vendimin përfundimtar do ta marrë kur të hapet gara brenda partisë.
Në emisionin “Shteg” me Dibran Hoxhën, ish-ministri i Jashtëm e lidhi ripozicionimin e PDK-së me synimin për ta kthyer partinë në pushtet dhe për ta larguar Kurtin nga qeverisja.
“Duke e ripozicionuar PDK-në, duhet të jetë i gatshëm që të ballafaqohet brutalisht, politikisht me Albin Kurtin”, deklaroi ai.
Sipas Hoxhajt, zgjedhja e kryetarit të ri duhet të përcaktojë një drejtim të ri politik, përtej ndryshimit të personit në krye. Ai tha se PDK-ja dhe opozita duhet ta rigjejnë rolin e tyre, duke ofruar një koncept të qartë politik.
Hoxhaj kritikoi qasjen e opozitës gjatë gjashtë viteve të fundit, duke pretenduar se ajo e ka pranuar degradimin dhe izolimin ndërkombëtar si të pashmangshëm. Për garën e mundshme, ai theksoi bashkimin e PDK-së brenda dhe hapjen ndaj të tjerëve jashtë saj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


