Pa kategori

Hoxhaj largohet për ligjin e Speciales, Komisioni për Arsim vazhdon punën

Enver Hoxhaj u largua nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, të cilin e drejton, në kuadër të bojkotit të PDK-së deri në procedimin e ndryshimeve në Ligjin…

Hoxhaj largohet për ligjin e Speciales, Komisioni për Arsim vazhdon punën
Dëgjo artikullin 1 min

Enver Hoxhaj u largua nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, të cilin e drejton, në kuadër të bojkotit të PDK-së deri në procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Mbledhja vazhdoi nën drejtimin e nënkryetares Arjeta Fejza.

Para largimit, Hoxhaj tha se nuk do të jepte propozime për fushëveprimin e komisionit dhe u bëri thirrje partive të angazhohen për ndryshimin e ligjit. “Unë e lëshoj këtë mbledhje. I ftoj kolegët dhe të gjitha subjektet politike që ta amandamentojnë ligjin për Gjykatën Speciale”, tha ai.

Fejza tha se gjendja politike dhe institucionale po ndikon edhe në punën e komisionit. Sipas saj, për ligjin tashmë po zhvillohen diskutime ndërmjet subjekteve politike dhe ka qëndrime nga ministria dhe kryeministri.

Anëtarët që vazhduan mbledhjen votuan unanimisht për konstituimin e komisionit dhe fushëveprimin e tij.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top