Pa kategori

Haziri tregon çfarë i kushtoi LDK-së në zgjedhje

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se vendimet politike të partisë i kanë sjellë ndëshkim të madh elektoral dy herë, ndërsa vlerësoi se ajo e kishte humbur pragmatizmin politik gjatë…

Haziri tregon çfarë i kushtoi LDK-së në zgjedhje
Dëgjo artikullin 1 min

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se vendimet politike të partisë i kanë sjellë ndëshkim të madh elektoral dy herë, ndërsa vlerësoi se ajo e kishte humbur pragmatizmin politik gjatë vitit të kaluar.

Në emisionin “RTK Prime”, Haziri e lidhi këtë vlerësim me rolin bashkëpunues për të cilin, sipas tij, LDK-ja ishte njohur ndër vite.

“Ndëshkimi i LDK-së dy herë ka qenë shumë i madh për shkak të vendimeve politike. Ne kemi marrë shuplakë elektorale për atë punë”, deklaroi ai.

Haziri tha se qytetarët ishin mësuar ta shihnin LDK-në si urë ndërmjet subjekteve politike. “Unë e di që LDK-ja vitin e kaluar e ka humbur pragmatizmin. Se ne jemi mësuar njerëzit me na parë bashkëpunues”, u shpreh ai.

Duke folur për sfidat e Kosovës, ai vlerësoi se vendi ka nevojë për vendime të guximshme, edhe kur ato nuk janë popullore. Haziri vuri në pikëpyetje gatishmërinë e kryeministrit për t’i zbatuar zotimet dhe paralajmëroi se vendimet e mëdha që e presin Kosovën mund të jenë ndër më jopopulloret.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top