Pa kategori

Bytyqi i lë Vitisë letrën: “Merr para borxh dhe blej barna”

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, i vendosi ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, një letër me mesazhin “Merr para borxh dhe blej barna”, duke thënë në Kuvend se mungesat në institucionet…

Bytyqi i lë Vitisë letrën: “Merr para borxh dhe blej barna”
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, i vendosi ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, një letër me mesazhin “Merr para borxh dhe blej barna”, duke thënë në Kuvend se mungesat në institucionet publike po i detyrojnë pacientët të hyjnë në borxhe për terapi.

Në letër shkruhej: “Merr para borxh dhe blej barna. Arben Vitia jam”. Ky ishte mesazhi i deputetes drejtuar ministrit.

Bytyqi tha se është e papranueshme që në vitin 2026 qytetarët të marrin para borxh për barna që, sipas saj, shteti ka obligim t’ua sigurojë përmes institucioneve shëndetësore. Ajo theksoi se pacientët po përballen me obligime financiare vetëm për të vazhduar trajtimin.

“Pra, zoti ministër, këtu nuk po flasim vetëm për një problem administrativ, por po flasim për jetën e njerëzve, për pacientë që kanë nevojë për terapi në kohën e duhur”, tha Bytyqi.

Gjatë këtij momenti, deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ndërhyri për t’ia korrigjuar formulimin në letër.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top