Pa kategori

Hoxha: UÇK-ja duhet parë përtej llogove partiake

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se UÇK-ja duhet të shihet përtej ndarjeve partiake dhe se institucionet duhet të ndërmarrin veprime të mëtejshme në mbështetje të ish-krerëve të saj në…

Hoxha: UÇK-ja duhet parë përtej llogove partiake
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se UÇK-ja duhet të shihet përtej ndarjeve partiake dhe se institucionet duhet të ndërmarrin veprime të mëtejshme në mbështetje të ish-krerëve të saj në Hagë. Në emisionin “Edicionin Special” të Klan Kosovës, ajo e vlerësoi miratimin e deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara si një hap të rëndësishëm.

“Është mirë sepse e kemi thënë tash e sa vite që UÇK-ja duhet të shihet përtej llogove partiake, përtej ngjyrimeve politike dhe betejave tona ditore”, u shpreh Hoxha.

Sipas saj, deklarata u plotësua me ide dhe kërkesa nga të gjitha grupet parlamentare, duke ruajtur përmbajtjen kryesore. Hoxha tha se këtë e sheh si shenjë gjithëpërfshirjeje dhe unifikimi mes grupeve në Kuvend.

Ajo theksoi gjithashtu se deklaratën e votuan të gjithë deputetët që ndodheshin në sallë, ndërsa kërkoi që mbështetja institucionale të vijojë me hapa të tjerë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top