Pa kategori

Zemaj: Dy kompani morën mbi 150 milionë euro; Vitia mohon keqpërdorimet

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, pretendoi në Kuvend se dy kompani farmaceutike kanë marrë mbi 150 milionë euro nga tenderët për barna, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i hodhi…

Zemaj: Dy kompani morën mbi 150 milionë euro; Vitia mohon keqpërdorimet
Dëgjo artikullin 2 min

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, pretendoi në Kuvend se dy kompani farmaceutike kanë marrë mbi 150 milionë euro nga tenderët për barna, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i hodhi poshtë akuzat për keqpërdorime dhe tha se do t’ia përcjellë Prokurorisë.

Përplasja ndodhi gjatë interpelancës për mungesën e barnave onkologjike dhe rastin e pacientes me kancer të gjirit që, sipas çështjes së ngritur në debat, kishte mbetur katër muaj pa terapi para vdekjes.

Zemaj pretendoi se rritja e buxhetit për shëndetësi ishte shoqëruar me rritje të çmimeve të barnave kundër kancerit dhe të përfitimeve të kompanive. Ai ngriti edhe dyshime për ndikimin e interesave farmaceutike në hartimin e Listës së Barnave Esenciale.

Vitia u përgjigj se deputeti nuk kishte paraqitur fakte për akuzat. Ministri e lidhi qëndrimin e tij me konkurrencën mes kompanive farmaceutike, duke pretenduar se një mik i Zemajt në LDK kishte kompani në këtë sektor.

Ministri mohoi gjithashtu se Arianit Jakupi, të cilin Zemaj e përmendi në akuza, kishte qenë i punësuar në ministri gjatë mandatit të tij. Vitia tha se ishte i gatshëm të jepte llogari nëse dëshmohej e kundërta, duke e dalluar punësimin nga angazhimi si ekspert i jashtëm.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top