Hoti: Më mirë zgjedhje të reja sesa nënshtrim politik
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se parapëlqen zgjedhje të reja në vend të nënshtrimit politik, duke kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti se marrëveshja për kandidaturën e Bekim Sejdiut…

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se parapëlqen zgjedhje të reja në vend të nënshtrimit politik, duke kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti se marrëveshja për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president mbetet e vlefshme.
Hoti e lidhi kundërshtimin me tërheqjen e vetë Sejdiut nga kandidatura, pasi ai nuk kishte marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve të LDK-së. “Si mund të thirret dikush në një marrëveshje kur vetë personi i përfshirë në atë marrëveshje është tërhequr nga kandidatura?!”, pyeti ai.
Sipas Hotit, dakordimi mes dy kryetarëve të partive “nuk mund të shndërrohet në urdhër për deputetët e Kuvendit”. Ai iu referua mandatit të lirë të deputetëve dhe theksoi se marrëveshjet politike mund të ndryshohen.
Hoti tha se janë të gatshëm të votojnë një kandidat nga LDK-ja, duke argumentuar se kështu sigurohet balanca e pushteteve. Në përfundim, ai theksoi se marrëveshjet politike mund të negociohen, por Kushtetuta e Kosovës jo.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


