Haziri u kërkon deputetëve veprim: “Votojeni ligjin!”
Organizatori i protestës në Prishtinë, Çlirim Haziri, u kërkoi deputetëve të Kosovës të kalojnë nga deklaratat te veprimi në Kuvend. Në fjalimin e 26 shtatorit, gjatë natës së 11-të të…

Organizatori i protestës në Prishtinë, Çlirim Haziri, u kërkoi deputetëve të Kosovës të kalojnë nga deklaratat te veprimi në Kuvend. Në fjalimin e 26 shtatorit, gjatë natës së 11-të të protestës në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, ai bëri thirrje për votimin e ligjit.
“E keni Kuvendin! E keni votën! Votojeni ligjin! Aty tregojeni qëndrimin tuaj!”, tha Haziri para pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbeu”.
Ai kërkoi përgjegjësi nga deputetët dhe Qeveria për situatën pas aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke theksuar se kërkesat e protestuesve tashmë ishin dëgjuar.
“Por pas 11 ditësh, ajo që po presim është veprimi!”, u shpreh ai. Haziri u kërkoi deputetëve të mos garojnë me deklarata se kush e mbështet më shumë UÇK-në, por ta tregojnë qëndrimin përmes votës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


