Haziri për presidentin: “Mos na ndani, ne jemi 18”
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, theksoi unitetin e 18 deputetëve të partisë kur u pyet për mbështetjen e mundshme të Bekim Sejdiut për president, në rast të një marrëveshjeje me…

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, theksoi unitetin e 18 deputetëve të partisë kur u pyet për mbështetjen e mundshme të Bekim Sejdiut për president, në rast të një marrëveshjeje me partitë e tjera, përfshirë PDK-në. Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha: “Mos na ndani, ne jemi 18.”
Sipas Hazirit, pengesa nuk lidhet me emrin e Sejdiut, por me mungesën e konsensusit që do të siguronte unitetin në votim. Ai e përshkroi Sejdiun si kandidat me kredibilitet, pa njoftuar një marrëveshje të arritur për mbështetjen e tij.
“Praktikisht, nuk ka të bëjë me emrin e përveçëm, nuk ka të bëjë kurrgjë me Bekimin, si i propozuar dhe si kandidat me kredibilitet. Ka të bëjë me mosarritjen e një konsensusi i cili ia siguron unitetin e votimit, në mënyrë që ai me siguru unitetin e popullit në të ardhmen”, deklaroi Haziri.
Duke folur për dallimet brenda LDK-së, ai tha se partia bashkohet në dallimet e saj dhe e cilësoi rastin e përmendur të mospajtimit si një episod.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


