Pa kategori

Haziri për Hagën: Të mos humbim empatinë për viktimat

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të shprehin pakënaqësi për drejtësinë në Hagë, por bëri thirrje që të ruhet empatia për viktimat. Duke…

Haziri për Hagën: Të mos humbim empatinë për viktimat
Dëgjo artikullin 1 min

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të shprehin pakënaqësi për drejtësinë në Hagë, por bëri thirrje që të ruhet empatia për viktimat. Duke folur për transmetuesin publik për Dhomat e Specializuara, ai deklaroi: “Nuk guxojmë me lejuar humbjen e empatisë për viktimat”.

Haziri shprehu pakënaqësi me mënyrën se si, sipas tij, është realizuar drejtësia e pritur pas luftës. “Por nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive”, tha ai.

Ai përmendi përpjekjet për vendosjen e drejtësisë përmes administratës së OKB-së, EULEX-it dhe institucioneve vendore, përpara themelimit të Dhomave të Specializuara. Krahas mbështetjes për të drejtën e shprehjes së pakënaqësisë, Haziri theksoi se, sipas tij, prokuroria e ka ngritur akuzën në emër të shtetit të Kosovës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top