Haziri paralajmëron vazhdimin e protestave për UÇK-në dhe kërkon përgjigje nga institucionet
Çlirim Haziri, organizator i protestave në mbështetje të UÇK-së, deklaroi në natën e shtatë të tubimit se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ai kërkoi përgjigje nga…

Çlirim Haziri, organizator i protestave në mbështetje të UÇK-së, deklaroi në natën e shtatë të tubimit se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ai kërkoi përgjigje nga institucionet e Kosovës dhe u bëri thirrje qytetarëve të shtojnë pjesëmarrjen.
“Pas një jave jemi ende këtu. Nuk jemi lodhur. Nuk jemi larguar. Nuk kemi heshtur”, tha Haziri gjatë fjalimit.
Haziri përmendi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili, sipas tij, ishte dorëzuar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës. Ai paralajmëroi se mungesa e një përgjigjeje institucionale do të ndikojë në vazhdimin dhe zgjerimin e protestës.
“Mos prisni që java e dytë të jetë si e para”, deklaroi ai, duke u kërkuar pjesëmarrësve të sjellin miq dhe familjarë në tubimet e ardhshme.
Organizatori tha se protesta nuk zhvillohet për një parti politike, por në mbështetje të UÇK-së. Ai e paraqiti mobilizimin si përgjigje ndaj asaj që e cilësoi si përpjekje për njollosjen e luftës së saj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


