Pa kategori

Haziri në protestë: “Kush ka bërë krim, le të përgjigjet!”

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, tha në protestën e 1 tetorit në Prishtinë se kundërshtimi i dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nuk synon të mbulojë krimet…

Haziri në protestë: “Kush ka bërë krim, le të përgjigjet!”
Dëgjo artikullin 1 min

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, tha në protestën e 1 tetorit në Prishtinë se kundërshtimi i dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nuk synon të mbulojë krimet individuale. Ai kërkoi drejtësi të mbështetur në prova, ligj dhe standarde të barabarta.

“Ne nuk jemi në këtë shesh për t’ia mbuluar krimet individuale askujt! Kush ka bërë krim, le të përgjigjet! Por nuk lejojmë askënd që t’i fshehë krimet e vërteta të të tjerëve, duke ua hedhur barrën në supe udhëheqësve të UÇK-së!”, tha Haziri, duke kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet përgjegjësia në procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Haziri bëri thirrje për veprime konkrete institucionale në mbrojtje të UÇK-së. “Për ta mbrojtur UÇK-në me shtet e me vepra, jo me fjalë!”, deklaroi ai.

Në fjalim, ai kujtoi edhe babain e tij, Xhavit Hazirin, i cili mungon që nga viti 1998. Haziri tha se familja ende pret të mësojë fatin e tij dhe e lidhi angazhimin në protestë me kujtesën e sakrificës për liri.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top