Haziri fton qytetarët të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpi
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre, si shenjë mbështetjeje për ish-drejtuesit e saj…

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre, si shenjë mbështetjeje për ish-drejtuesit e saj të dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Nisma vjen në kuadër të protestave kundër aktgjykimit të shkallës së parë. Të premten, më 25 shtator, qytetarët u mblodhën për të dhjetën mbrëmje radhazi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nën moton “Jo në emrin tim”.
Haziri ka paralajmëruar vazhdimin e protestave deri më 1 tetor, kur platforma “Liria ka Emër” pritet të organizojë një marsh të madh.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


