Pa kategori
Haziri fton qytetarët me çadra në protestën “Jo në emrin tim” sonte në Prishtinë
Çlirim Haziri, organizator i protestës “Jo në emrin tim”, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimit sonte, më 25 shtator, në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pavarësisht…

Çlirim Haziri, organizator i protestës “Jo në emrin tim”, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimit sonte, më 25 shtator, në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pavarësisht reshjeve të paralajmëruara.
Në një postim në Facebook, Haziri u kërkoi pjesëmarrësve të marrin çadra me vete dhe përsëriti mesazhin e mbështetjes për UÇK-në.
“Sonte, edhe nën shi — bashkë për UÇK-në!”, ka shkruar ai.
Thirrja e tij e mban tubimin të paralajmëruar për orën 21:00, edhe përballë parashikimit për shi.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


