Pa kategori

Haxhiu: Të hënën në Kuvend deklarata për Hagën, nuk pati kërkesë për seancë të jashtëzakonshme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 11:00 dhe se në rendin e ditës pritet të përfshihet një…

Haxhiu: Të hënën në Kuvend deklarata për Hagën, nuk pati kërkesë për seancë të jashtëzakonshme
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 11:00 dhe se në rendin e ditës pritet të përfshihet një deklaratë për procesin në Hagë.

Sipas Haxhiut, deputetët do të kontribuojnë paraprakisht në hartimin e deklaratës, që ajo të shprehë një qëndrim të Kuvendit. Ajo theksoi se deklaratat nuk kanë peshë juridike, ndërsa vendimin e Gjykatës Speciale e cilësoi të padrejtë. Në seancë parashikohet edhe betimi i deputetëve të rinj.

Duke iu përgjigjur kritikave për mosmbajtjen e një seance të jashtëzakonshme pas aktgjykimit, Haxhiu mohoi se kishte refuzuar thirrjen e saj. “Nuk ka pasur asnjë kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme”, tha ajo.

Haxhiu u shpreh se, sipas Rregullores së Punës, kryetarja e Kuvendit nuk ka të drejtë ta thërrasë vetë një seancë të jashtëzakonshme.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top