Pa kategori

Haxhiu premton strategji shtetërore për mbështetjen e mbrojtjes në apel

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se institucionet do të angazhohen për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore për të mbështetur ekipet mbrojtëse të ish-krerëve…

Haxhiu premton strategji shtetërore për mbështetjen e mbrojtjes në apel
Dëgjo artikullin 2 min

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se institucionet do të angazhohen për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore për të mbështetur ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit. Sipas njoftimit të Presidencës, ajo e shprehu këtë qëndrim gjatë takimit të së enjtes me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Haxhiu tha se mbështetja për ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të vazhdojë, me bashkërendim të veprimeve me mbrojtësit dhe ekspertët.

“Në këtë drejtim, do të angazhohemi për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, duke i bashkërenduar veprimet me ekipet mbrojtëse dhe ekspertët, në mënyrë që mbështetja jonë t’u shërbejë sa më mirë atyre në këtë proces”, ka thënë Haxhiu.

Në takim, Haxhiu shprehu shqetësim për aktgjykimin e fundit të Dhomave të Specializuara. Sipas Presidencës, u trajtua edhe nevoja për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës brenda afatit kushtetues.

Ajo kërkoi gjithashtu angazhimin e drejtpërdrejtë të von der Leyen për shqyrtimin nga BE-ja të aplikimit të Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar më 14 dhjetor 2022.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top