Pa kategori

Haxhiu: Për herë të parë, viktimat u regjistruan një nga një

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se institucionet e vendit i kanë regjistruar për herë të parë viktimat e luftës një nga një, mbi bazën e dokumenteve dhe…

Haxhiu: Për herë të parë, viktimat u regjistruan një nga një
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se institucionet e vendit i kanë regjistruar për herë të parë viktimat e luftës një nga një, mbi bazën e dokumenteve dhe dëshmive të verifikuara.

Këtë vlerësim ajo e bëri në një postim pas takimit me drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, i cili i dorëzoi raportin vjetor të punës së institucionit.

Sipas Haxhiut, në takim u trajtua veçanërisht verifikimi i të dhënave për secilën viktimë. Ajo rikujtoi se mbi këto të dhëna është hartuar lista preliminare e viktimave të luftës, e publikuar në korrik.

Haxhiu u zotua se Kuvendi do të vazhdojë ta mbështesë punën e Institutit dhe shprehu mirënjohje për Hetemin dhe stafin për dokumentimin e krimeve të luftës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top