Pa kategori

Haxhiu: Pa dorëzimin e Radoiçiqit, nuk mund të vazhdohet në procese të tjera

Albulena Haxhiu kërkoi presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe personave të tjerë të përfshirë në sulmin e Banjskës. Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së…

Haxhiu: Pa dorëzimin e Radoiçiqit, nuk mund të vazhdohet në procese të tjera
Dëgjo artikullin 1 min

Albulena Haxhiu kërkoi presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe personave të tjerë të përfshirë në sulmin e Banjskës. Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes e bëri thirrjen gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të obeliskut për Afrim Bunjakun, në trevjetorin e rënies së tij.

Haxhiu tha se dënimi i tre personave nga institucionet e drejtësisë nuk mjafton. Ajo kërkoi që partnerët ndërkombëtarë të ushtrojnë presion mbi Beogradin, duke deklaruar se “nuk mund të vazhdohet tutje në asnjë proces tjetër pa i dorëzuar Serbia terroristët, pa e dorëzuar Radoiçiqin dhe të tjerët”.

Në deklaratën e saj, Haxhiu nuk specifikoi se cilave procese u referohej. Ajo e cilësoi obeliskun në Banjskë si shenjë të respektit institucional për Bunjakun dhe sakrificën e Policisë së Kosovës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top