Pa kategori

Haxhiu: Mbërrin dekreti për ligjin e konfiskimit të pasurisë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, dy javë pas…

Haxhiu: Mbërrin dekreti për ligjin e konfiskimit të pasurisë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, dy javë pas miratimit të tij në Kuvend.

Në një postim, Haxhiu tha se ligji po hyn në fazën e zbatimit dhe se Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë.

“Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar”, shkroi ajo.

Haxhiu e lidhi vlerësimin e ligjit me rezultatet konkrete të zbatimit: “Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top