Pa kategori

Haxhiu kërkon strategji të përbashkët juridike dhe diplomatike për Hagën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi që institucionet të veprojnë të bashkuara përmes një strategjie të përbashkët juridike dhe diplomatike pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup…

Haxhiu kërkon strategji të përbashkët juridike dhe diplomatike për Hagën
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi që institucionet të veprojnë të bashkuara përmes një strategjie të përbashkët juridike dhe diplomatike pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas saj, kjo qasje duhet të shërbejë për mbrojtjen e së vërtetës për luftën e popullit të Kosovës.

Në reagimin pas miratimit të deklaratës së Kuvendit, Haxhiu tha se deputetët folën “me një zë”. Ajo e cilësoi luftën e UÇK-së të drejtë dhe si përgjigje ndaj represionit dhe krimeve të Serbisë. “Kjo e vërtetë nuk zhbëhet me asnjë aktgjykim”, deklaroi ajo.

Haxhiu theksoi se beteja juridike vazhdon në apel. “Ne do të qëndrojmë bashkë në këtë betejë, deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së”, tha ajo.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top