Pa kategori

Haxhiu kërkon presion ndaj Serbisë për transferimin në Kosovë të të dyshuarve për Banjskën

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kërkoi nga partnerët ndërkombëtarë presion ndaj Serbisë për transferimin në Kosovë të personave të dyshuar për organizimin dhe kryerjen e sulmit në Banjskë.…

Haxhiu kërkon presion ndaj Serbisë për transferimin në Kosovë të të dyshuarve për Banjskën
Dëgjo artikullin 1 min

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kërkoi nga partnerët ndërkombëtarë presion ndaj Serbisë për transferimin në Kosovë të personave të dyshuar për organizimin dhe kryerjen e sulmit në Banjskë. Ajo foli gjatë vizitës në familjen e Afrim Bunjakut, më 24 shtator, në trevjetorin e vrasjes së policit në krye të detyrës.

Haxhiu tha se institucionet e Kosovës kanë kërkuar vazhdimisht që përgjegjësit të përballen me drejtësinë në Kosovë. Sipas saj, kjo çështje ka qenë edhe një nga temat e kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara.

Duke kujtuar Bunjakun, ajo theksoi se sakrifica e tij do të mbetet pjesë e historisë së Kosovës. “Jemi bashkë në dhimbje dhe jemi krenarë bashkë”, u shpreh Haxhiu para familjarëve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top