Haxhiu kërkon marrëveshje urgjente për Presidentin
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar dialog dhe marrëveshje urgjente politike për zgjedhjen e Presidentit. Në një postim në Facebook, ajo paralajmëroi se mungesa e…

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar dialog dhe marrëveshje urgjente politike për zgjedhjen e Presidentit. Në një postim në Facebook, ajo paralajmëroi se mungesa e konsensusit do ta çonte vendin në një tjetër cikël zgjedhor, të cilin e konsideron të panevojshëm dhe pa zgjidhje të re.
“Është evidente që pa marrëveshje për të i çelet rrugë një procesi të ri zgjedhor, që praktikisht nuk do të sjellë asgjë të re. Aq më pak zgjidhje,” ka deklaruar Haxhiu.
Sipas saj, zgjidhja e çështjes së Presidentit është hapi kryesor për daljen nga bllokada institucionale. Ajo argumentoi se rezultatet e ngjashme të proceseve të fundit zgjedhore tregojnë nevojën për bashkëpunim politik, ndërsa zgjedhjet e njëpasnjëshme dëmtojnë buxhetin dhe interesin e qytetarëve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


