Pa kategori

Haxhiu kërkon hetim përtej vrasjes së gruas në Pejë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kërkoi që hetimi për vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës të përfshijë edhe trajtimin e denoncimeve të saj, vlerësimin e rrezikut dhe masat e…

Haxhiu kërkon hetim përtej vrasjes së gruas në Pejë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kërkoi që hetimi për vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës të përfshijë edhe trajtimin e denoncimeve të saj, vlerësimin e rrezikut dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e saj.

Në deklaratën e saj, Haxhiu tha se Arlinda ishte vrarë pak minuta pasi ishte kthyer nga stacioni policor, ku kishte denoncuar dhunën në familje. Sipas saj, tri ditë më parë viktima i kishte shkruar Prokurorisë në Pejë, duke paralajmëruar rrezikun për jetën e saj.

“Duhet të sqarohet çdo veprim dhe mosveprim i mundshëm institucional dhe, aty ku vërtetohen shkelje, të përcaktohet përgjegjësia përkatëse”, shkroi Haxhiu.

Ajo paralajmëroi se do t’u kërkojë komisioneve përkatëse parlamentare të shqyrtojnë funksionimin e mekanizmave për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe parandalimin e femicidit. Sipas saj, shqyrtimi duhet të përqendrohet veçanërisht te vlerësimi i rrezikut dhe bashkërendimi ndërinstitucional.

Haxhiu e lidhi këtë angazhim me përgjegjësitë mbikëqyrëse të Kuvendit, duke theksuar se ligjet e miratuara duhet të zbatohen dhe mangësitë të trajtohen para se të kushtojnë jetë të tjera.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top