Haxhiu: Dorëheqjen kërkojeni nga unë, jo nga Gërvalla
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i cilësoi të padrejta kërkesat për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe u tha deputetëve që kërkesën për…

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i cilësoi të padrejta kërkesat për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe u tha deputetëve që kërkesën për largim t’ia drejtonin asaj.
“Po ju njoftoj se gjithçka cka e kam pas përgjegjësinë si ministre e Drejtësisë e kam adresu”, tha Haxhiu në Kuvend, duke mbrojtur punën e saj gjatë drejtimit të kësaj ministrie.
Ajo pretendoi se në Kosovë ende ka policë, prokurorë dhe gjyqtarë që e trajtojnë dhunën në martesë si të pranueshme. Këtë e paraqiti si problem në përballjen institucionale me dhunën ndaj grave.
Duke kundërshtuar dorëheqjen e Gërvallës, Haxhiu argumentoi se largimi i ministres pas çdo rasti të femicidit do të përbënte dorëzim para kriminelëve. Qëndrimi i saj erdhi gjatë debatit parlamentar për vrasjen e Zekajt dhe përgjegjësinë institucionale për rastin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


