Pa kategori

Haxhiu, deputetëve të VV-së: Mos më diktoni drejtimin e seancës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u kërkoi deputetëve të Vetëvendosjes të mos i diktojnë drejtimin e seancës dhe kohën që u jep deputetëve për diskutim, pasi ata reaguan…

Haxhiu, deputetëve të VV-së: Mos më diktoni drejtimin e seancës
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u kërkoi deputetëve të Vetëvendosjes të mos i diktojnë drejtimin e seancës dhe kohën që u jep deputetëve për diskutim, pasi ata reaguan kur ministrit Arben Vitia iu ndërpre mikrofoni.

Vitia po replikonte me një deputet gjatë interpelancës dhe kishte tejkaluar kohën e paraparë për diskutim. Pas ndërprerjes së zërit të mikrofonit, deputetët e Vetëvendosjes reaguan nga salla.

“I kërkoj deputetëve të Vetëvendosjes që të mos më tregojnë qysh me udhëheq seancën dhe kujt sa minuta me ia dhënë”, tha Haxhiu, duke iu drejtuar deputetëve të partisë së saj.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top