Haxhiu: Deklarata për Specialen nuk ka peshë juridike
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se deklarata e Kuvendit për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk ka peshë juridike, por përcjell…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se deklarata e Kuvendit për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk ka peshë juridike, por përcjell një mesazh politik të përbashkët të grupeve parlamentare.
Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haxhiu e cilësoi aktgjykimin të padrejtë dhe mbrojti rëndësinë e qëndrimit të Kuvendit. Sipas saj, deklarata u shërben edhe brezave të ardhshëm për të kuptuar pozicionin e institucionit ndaj këtij vendimi.
Duke iu përgjigjur kritikave për kohën e miratimit, ajo tha se Kuvendi dhe Qeveria kishin qenë në një situatë të kontestuar në Gjykatën Kushtetuese. “Kemi vlerësuar se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka pasur masë kushtetuese”, deklaroi ajo.
Haxhiu tha gjithashtu se pas aktgjykimit kishte pasur tensione dhe gjuhë nxitëse në debatin publik. Ajo e kishte konsideruar të rëndësishme që të kalonin disa ditë para se grupet parlamentare të dakordoheshin për deklaratën, të cilën e përshkroi si shprehje të vullnetit politik të Kuvendit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


