Pa kategori

Hasani: Deklarata e Kuvendit nuk përcakton veprime konkrete

Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, kritikoi deklaratën e Kuvendit të Kosovës për zhvillimet në Gjykatën Speciale, duke thënë se ajo nuk tregon qartë si duhet të veprojnë institucionet. Në emisionin…

Hasani: Deklarata e Kuvendit nuk përcakton veprime konkrete
Dëgjo artikullin 1 min

Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, kritikoi deklaratën e Kuvendit të Kosovës për zhvillimet në Gjykatën Speciale, duke thënë se ajo nuk tregon qartë si duhet të veprojnë institucionet. Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ai vlerësoi se edhe deklaratat e mëparshme kanë pasur efekte të kufizuara.

“Kësi lloj deklarata Kuvendi i Kosovës ka miratu me dhjetëra deri më tash. Efektet e këtyre deklaratave ka qenë me kënaq opinionin tonë në Kosovë”, tha Hasani.

Sipas Hasanit, deklarata e Kuvendit nuk përcakton forma konkrete të veprimit. Kritika e tij lidhej edhe me pjesën që kërkon krijimin e një mekanizmi të përbashkët institucional dhe juridik.

Ai akuzoi institucionet për mungesë reagimi, duke pretenduar se për 13 ditë pas vendimit asnjëri prej institucioneve kryesore nuk ishte mbledhur për ta trajtuar situatën. Hasani kritikoi gjithashtu Lëvizjen Vetëvendosje dhe përfaqësuesit institucionalë për qëndrimin e tyre ndaj çështjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top