Haradinaj: “Thaçi nuk ka qenë komandant”
Ramush Haradinaj kundërshtoi ngarkimin e Hashim Thaçit me përgjegjësi për zhvillimet në terren gjatë luftës, duke argumentuar se ai kishte funksion politik. Në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Haradinaj e…

Ramush Haradinaj kundërshtoi ngarkimin e Hashim Thaçit me përgjegjësi për zhvillimet në terren gjatë luftës, duke argumentuar se ai kishte funksion politik. Në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Haradinaj e mbështeti qëndrimin e tij për procesin në Hagë te dallimi mes rolit politik dhe atij komandues.
“Ne e kemi pasur komandantin Adem Jashari. Vepra e tij e ka bërë legjendë, vepra e familjes së tij. Presidenti Thaçi nuk ka qenë komandant. Ka qenë drejtor i drejtorisë politike,” deklaroi Haradinaj.
Sipas Haradinajt, është e pakuptueshme që Thaçi dhe të tjerët të ngarkohen për zhvillimet në luftë. Ky është vlerësimi i tij politik për përgjegjësinë e ish-krerëve në procesin gjyqësor në Hagë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


