Haradinaj lë mënjanë rivalitetin me Thaçin e Veselin
Ramush Haradinaj kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se kundërshtitë politike me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin i lë mënjanë kur, sipas tij, bëhet fjalë për…

Ramush Haradinaj kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se kundërshtitë politike me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin i lë mënjanë kur, sipas tij, bëhet fjalë për vlera kombëtare.
“Ata duhet me u liru”, tha ish-kryeministri gjatë paraqitjes në emisionin “Pressing”.
Haradinaj pranoi se marrëdhëniet mes tyre kanë pasur përplasje, por e lidhi mbështetjen e tij me rëndësinë që u jep ish-krerëve të UÇK-së për vendin.
“Ja kam pas shumë herë inati Hashimit e Kadrisë, e ata mua, por nuk mundesh me harru që është fati i një kombi”, deklaroi ai.
“Kur sulmohet vlera jote e harroj faktin që kam qenë kundërshtar politik me ta. Janë përfaqësues të një vlere time si komb”, shtoi Haradinaj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


