Pa kategori
Haradinaj fton në protestën kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në mesazhin e tij, ai e cilësoi…

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në mesazhin e tij, ai e cilësoi vendimin dënues si të papranueshëm dhe të padrejtë.
Protesta është paralajmëruar për orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu”. Haradinaj e shoqëroi ftesën me mesazhin: “Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës”.
“Duke mbrojtur luftën e drejtë çlirimtare, mbrojmë atdheun”, shkroi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


