Pa kategori

Haradinaj akuzon Kurtin dhe LVV-në për zvarritjen e institucioneve

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se e kanë konsumuar qëllimisht kohën pa krijuar institucionet. Para seancës së Kuvendit të Kosovës, ai…

Haradinaj akuzon Kurtin dhe LVV-në për zvarritjen e institucioneve
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se e kanë konsumuar qëllimisht kohën pa krijuar institucionet. Para seancës së Kuvendit të Kosovës, ai tha se afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor, duke iu referuar konfirmimit nga gjykata.

“Gjithë kjo kohë është djegur qëllimshëm nga LVV e Kurti. Këto ditë të mbetura janë ditë të rëndësishme për krijimin e institucioneve, por edhe për t’iu përgjigjur zërit të qytetarëve”, deklaroi Haradinaj.

Ai e cilësoi të papranueshëm dhe të padrejtë aktgjykimin dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Haradinaj kërkoi që Kuvendi t’i shfrytëzojë ditët e mbetura për t’iu bashkuar kundërshtimit të qytetarëve ndaj vendimit, edhe nëse nuk arrin të krijojë institucionet.

Sipas vlerësimit të tij, vendi po shkon drejt zgjedhjeve. “Jemi në zgjedhje realisht, sepse çdo gjë shkon drejt zgjedhjeve”, tha ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top