Hamza: PDK-ja miraton deklaratë për mbështetjen e apelit në Hagë
Këshilli Drejtues i PDK-së ka miratuar unanimisht një deklaratë që kërkon shqyrtimin institucional të kornizës ligjore të Dhomave të Specializuara dhe mbështetje të plotë juridike e institucionale për procesin e…

Këshilli Drejtues i PDK-së ka miratuar unanimisht një deklaratë që kërkon shqyrtimin institucional të kornizës ligjore të Dhomave të Specializuara dhe mbështetje të plotë juridike e institucionale për procesin e apelit. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë, Bedri Hamza, pas mbledhjes së këtij organi.
Hamza kërkoi buxhet të mjaftueshëm për mbrojtjen juridike dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ përkatës. Sipas tij, këto hapa duhet të sigurojnë kushte të barabarta për mbrojtjen.
Duke folur për projektligjin e PDK-së për ndryshimin e kornizës ligjore të Dhomave të Specializuara, Hamza tha se ai është hartuar pas konsultimeve me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ai e paraqiti nismën si përpjekje për t’i dhënë mundësi gjykatës të marrë një vendim të drejtë përmes apelit.
Kreu i PDK-së ritheksoi edhe mbështetjen për protestat dhe organizimet qytetare kundër vendimit të Dhomave të Specializuara.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


