Pa kategori

Hamza pas deklaratës: Vullneti të dëshmohet edhe për ligjin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kërkoi që mbështetja për deklaratën e Kuvendit për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së të pasohet nga votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.…

Hamza pas deklaratës: Vullneti të dëshmohet edhe për ligjin
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kërkoi që mbështetja për deklaratën e Kuvendit për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së të pasohet nga votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Në një postim pas miratimit të deklaratës me 99 vota, ai falënderoi deputetët dhe e cilësoi votimin si dëshmi të vullnetit të përbashkët politik.

“Tani kërkojmë që i njëjti vullnet të dëshmohet edhe përmes votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara”, shkroi Hamza.

Sipas tij, deklarata mbron të vërtetën e luftës çlirimtare dhe kundërshton aktgjykimin, të cilin ai e cilësoi të padrejtë. Hamza theksoi se bashkimi politik i shprehur në votim duhet të marrë formën e veprimeve konkrete institucionale.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top