Hamza: Pa votuar ligjin për Specialen, s’ka bisedime për presidentin
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i kushtëzoi bisedimet e mëtejshme për presidentin me miratimin e ndryshimeve në ligjin që lidhet me Gjykatën Speciale. Në T7, ai tha se partia do…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i kushtëzoi bisedimet e mëtejshme për presidentin me miratimin e ndryshimeve në ligjin që lidhet me Gjykatën Speciale. Në T7, ai tha se partia do të ulet në tryezë për një emër të përbashkët vetëm pasi ndryshimet të kalojnë në dy lexime.
“Nuk ka biseda për Presidentin pa e votuar ligjin”, tha Hamza, duke kërkuar që votimi të bëhet sa më shpejt.
Hamza u zotua se, pas kalimit të ligjit dhe arritjes së një dakordimi për emrin e presidentit, ai kandidat do t’i ketë 22 votat e PDK-së. Sipas tij, bisedimet e deritanishme për presidentin nuk kanë prodhuar marrëveshje.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


