Pa kategori

Hamza kërkon procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia e tij do të kërkojë procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ai foli për mediat para hyrjes në mbledhjen…

Hamza kërkon procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia e tij do të kërkojë procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ai foli për mediat para hyrjes në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

I pyetur nëse PDK-ja kishte siguruar përkrahje për ndryshimin e ligjit, Hamza tha se kishte kërkuar mbështetje dhe priste që propozimi të hynte në procedurë.

“Kemi kërkuar përkrahje dhe presim që i njëjti të vendoset në procedurë”, deklaroi ai.

Hamza nuk konfirmoi në këtë deklaratë nëse mbështetja ishte siguruar.

Në përgjigje të pyetjes nëse do ta procedonin emrin e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, kreu i PDK-së tha se do ta respektonin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ai është i qartë”, u shpreh Hamza.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top