Hamza: Harmonizohet teksti i deklaratës për Specialen
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se është harmonizuar teksti i deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ai shprehu pritjen që deputetët ta mbështesin…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se është harmonizuar teksti i deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ai shprehu pritjen që deputetët ta mbështesin plotësisht deklaratën, e cila ende pritet të miratohet.
“E kemi tekstin e harmonizuar dhe pres një përkrahje të plotë nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë deklaratë”, tha Hamza para nisjes së seancës.
Konfirmimi i tij vjen pas deklarimit të shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, se diskutimet për draftin, preambulën dhe pikat kryesore ishin drejt përfundimit. Sipas Tahirit, gjatë hartimit nuk pati kundërshtime, por pati debat për pika të tekstit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


