Pa kategori

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit kundër aktgjykimit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në…

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit kundër aktgjykimit
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një postim në Facebook, ku shpërndau edhe një video, Hamza njoftoi se tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, në orën 16:00.

“Bashkohu edhe ti! Le të bashkohemi kundër padrejtësisë!”, shkroi ai, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj aktgjykimit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top